“Nuk dorëzohet” Bajram Gecaj: Ky nuk është fundi i një lufte, por vetëm i një beteje

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Bajram Gecaj është deklaruar pas zgjedhjeve në të cilat ky koalicion ka dal i i treti në zgjedhje.

Lajme

12/06/2017 11:44

Gecaj përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se ky nuk është fundi i luftës, por vetëm i një beteje.

“Të dashur dhe shumë të respektuar përkrahës të cilët keni votuar LDK-në dhe mua personalisht. Ju falënderoi nga thellësia e zemrës pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar. Ishit të mrekullueshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe besoj fuqishëm se do të jeni të tillë edhe në të ardhmen e afërt. Kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh. Është kjo një porosi e elektoratit të cilën duhet ta respektojmë, studiojmë, dëgjojmë dhe të veprojmë e të sillemi në përputhshmëri me te. Na priftë e mbara në ditët dhe vitet e ardhme. Zoti e bekoftë LDK-në – Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Gecaj. /Lajmi.net/