Nuk do të më rrëzojnë

Recep Tayyip Erdogan thotë se afera korruptive që ka përfshirë qeverinë e tij, kanë për qëllim grusht-shtetin. Ai shprehët i bindur se oponentët e tij që kanë lidhje jashtë vendit, nuk do të mund ta rrëzojnë qeverinë.

Bota

30/12/2013 14:36

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se nuk të ketë sukses përpjekja e armiqve të tij për ta rrëzuar nga pushteti.

Erdogan u shpreh me bindje të plotë se do t’i mbijetojë krizës së korrupsionit që e ka përfshirë qeverinë të cilën ai e drejton, ashtu sikur i kishte mbijetuar protestat kundër-qeveritare të kësaj vere në Parkun Gezi të Stambollit, shkruajnë mediet britanike.

Sipas tij, kjo aferë korruptive që ka përfshirë kabinetin e tij qeveritar, është konspiracion ndërkombëtar dhe i akuzoi oponentët se nuk kujdesen për korrupsionin, por dëshirojnë ta minojnë pushtetin në Turqi.

Përveç, ministrave të qeverisë turke, i akuzuar për korrupsion është edhe djali i kryeministrit turk, Bilal Erdogan, i cili kishte ikur në Gjeorgji.

Ndërkohë, mijëra turq të premten kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe hynë në përleshje me policinë në qendër të Stambollit. Valët e dhunës menjëherë përkujtuan protestat e verës, të cilat filluan për shkak të planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në parkun Gezi.