Nuk do të ketë kurrë njësit të veçantë me serbë brenda Ushtrisë së Kosovës!

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, ka demantuar zërat se brenda Ushtrisë së Kosovës do të formohet një njësit i veçantë i serbëve në veri, në mënyrë që të votohet amendamenti kushtetues për themelimin e Forcave ta Armatosura të Kosovës.

Lajme

21/05/2015 11:17

Demolli këtë qartësim e ka bërë të enjten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se atij, asnjëherë, askush, as nga ndërkombëtarët, nuk i është bërë një kërkesë e tillë.

“Mua si ministër i FSK-së, askush deri më sot qoftë nga përfaqësuese të mekanizmave ndërkombëtar , qoftë nga përfaqësues të subjekteve politike qeveritare, parlamentare nuk më ka bërë një kërkesë apo propozim të tillë”.

Ministri Demolli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ketë një komandë unike, dhe edhe sikur të jetë propozim përfolja që brenda Forcave të Armatosura të Kosovës të ketë një njësit të veçantë të serbëve për veriun e Kosovës, nuk do pranohet kurrë, pa marrë parasysh se kush mund të jetë propozuesi.

“Dua të ju siguroj se unë personalisht në asnjë situatë dhe në asnjë rrethanë nuk do të pajtohem me një propozim të tillë, pavarësisht propozuesit të tij”.

“FSK-ja aktuale dhe Forca e ardhshme e Armatosur e Kosovës, konform dispozitave të Kushtetutës së Kosovës refkëtijnë dhe do të reflektojnë diveristetin etnik të popullatës së Kosovës”.

“FSK-ja është dhe do të mbetet një forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, me një komandë të vetme dhe unike për të gjithë pjesëtarët e saj”, tha Demolli, transmeton lajmi.net.

YouTube player