Nuk do të jeni më njësoj pasi të shihni këtë telefon (VIDEO) – Lajmi.net
Nuk do të jeni më njësoj pasi të shihni këtë telefon (VIDEO)
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 19:40, 12 March 2018
Reklamat janë si telefonët, vijnë e ikin dhe nuk ndikojnë në botën tonë të vogël.

Por të del një vepër si kjo, me emrin AGM X2 që të çorienton komplet.

Kompania kineze AGM është e njohur për krijim e telefonëve të fortë dhe të qëndrueshëm. Kjo reklamë, jam i sigurtë që është një nga më rezistentet të bëra ndonjëherë.

Në spital, një grua po priste lajme nga i shoqi, i cili ishte në operacion. Kirurgu i thotë se ai vdiq, “por kam një lajm të mirë për ty”.

Sipas reklamës, lajmi i mirë ishte se kirurgu i kishte digjitalizuar vetëdijen trurit të të shoqit, dhe e kishte vendosur në një telefon AGM X2. Ju nuk menduat se do të ndodhte kjo, apo jo?

CNET shkruan më pas se gruaja e mbante telefonin kudo që shkonte duke biseduar me të shoqin. Dhe madje ka dhe batuta humori, kur e shoqja i thotë se çfarë të të ble për të ngrënë dhe ai ia kthen që ka nevojë për karrikim. Por papritur asaj i bie telefoni, pra truri i të shoqit, në lumë.

Dikush e peshkoi dhe e nxorri telefonin dhe u ndez menjëherë ku i shoqi shfaqet duke fjetur. Uh, po harruam diçka. Telefoni është rezistent ndaj ujit.

Një zëdhënës i AGM thotë se që kur spoti ka dalë në fund të janarit ka marrë më shumë se 6 milionë klikime në platformën e videove për telefonë MIAOPAI.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO