Nuk do të besoni ku mund të bëhet trajner Lippi

Marcello Lippi ka një ofertë që të emërohet për herë të tretë në postin e selektorit të Italisë.

Sport

27/02/2016 09:55

Antonio Conte do të largohet nga posti i selektorit të Italisë, pas përfundimit të Euro 2016.

Ai pritet të emërohet në postin e menaxherit të Chelseas. Ndërsa, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është në kërkim të një pasardhësi.

Dhe, sipas mediave italiane, në skenë është rikthyer një emër i mirënjohur.

Marcello Lippi ka një ofertë që të emërohet për herë të tretë në postin e selektorit të Italisë, përcjell “Lajmi.net”.

Lippi fitoi Kampionatin botëror me Italinë më 2006, kurse udhëhoqi “Azzurrët” edhe gjatë periudhës 2008-2010.