Nuk do ta besoni se çfarë synimi ka themeluesi i Facebookut

Themeluesi dhe CEO i rrjetit sociali Facebook, Mark Zuckerberg mund të kandidojë për President i SHBA-së në vitin 2024.

Auto & Tek

16/01/2017 19:52

Kështu thonë disa prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt, të cituar nga Vanity Fair.

Ata thonë se 32-vjeçari e ka të lindur udhëheqjen, me shprehjen se “ai dëshiron të jetë perandor” që duket e zakonshme në mesin e kolegëve të tij.

Vetë Zuckerberg nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje, ndërsa në urimin për Vitin e Ri, shpalosi si sfidë të 2017-ës, që të vizitojë dhe takojë njerëz në çdo shtet të SHBA-së. 32-vjeçari është një prej personave më të pasur të botës.

Facebook i themeluar prej tij në kohën kur ishte student, sot është rrjeti social më i madh në të gjithë botën.