Nuk do ta besoni se çfarë bënë kjo vajzë që të duket si barbi

Modelja Ukrainase Valeria Lukyanova u bë mjaftë e famshme në vitin 2012 me intervenimet plastike të çmendura që të duket si kukulla Barbi e gjallë. Por tani, modelja tregon që ka një strategji të re për të mirëmbajtur formën e saj. Ajo së fundmi tha për International Business Times që po e praktikon një dietë…

Lifestyle

05/03/2014 21:35

Modelja Ukrainase Valeria Lukyanova u bë mjaftë e famshme në vitin 2012 me intervenimet plastike të çmendura që të duket si kukulla Barbi e gjallë.

Por tani, modelja tregon që ka një strategji të re për të mirëmbajtur formën e saj.

Ajo së fundmi tha për International Business Times që po e praktikon një dietë të quajtur Breatarianismi.

Si funksionon: Në vend të ngrënies dhe pirjes (sikur njerëzit), ju “jetoni pa” ajr dhe dritë, përndryshe mendohet të jetë “ushqim mikro-kozmik” i absorbuar nga ambienti.

Më shumë: E vërteta shokuese për disa fotografi të stories së suksesshme të para dhe pas humbjes së peshës.

Sa për qartësim: Kjo është komplet dhe totalisht e pakuptimtë dhe tmerrësisht e rrezikshme. Kushdo që e provon këtë mund të vdes nga uria.

Kjo është edhe arsyeja pse Asociacioni Dietal i Brianisë kishte dënuar dietën Breatariane për shkak se konstatuan që nuk i përmbanë lëndët e nevojshme ushqyese për të mbajtur trupin të shëndetshëm.

Përfundimisht, ajo çka Lukyanova na përshkruan është asgjë më shumë se një çrregullim i te ushqyerit dhe ne shpresojmë që së shpejti ajo do të gjejë ndihmën që i nevojitet për të qenë e shëndetshme.

Në ndërkohë, për këdo që po shpreson të mbajë nën kontroll peshën ose të humb në peshë në mënyrë të shëndetshme, këshilla jonë më e mirë është që të përgatisin ushqim të shëndetshëm si zgjedhja më e mirë për stilin e tyre të jetesës.

Përdorni ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese dhe sa më pak ushqime të përpunuara. Hani shumë fruta, perime, ushqime me burime të proteinave dhe fibrave dhe pini sa më shumë ujë.