Nuk do ta besoni ofertën e Man Cityt për Sanchezin (FOTO)

Man City me ofertë të re për blerjen e Alexis Sanchez nga Arsenal.

Merkato

06/09/2017 12:07

Man City vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

“The Sun” raporton se “Citizens” janë duke bërë gati ofertë të re për blerjen e yllit kilian.

Por, duke marrë parasysh se Sanchez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal, City nuk pritet të ofrojë më tepër se 20 milionë funte për blerjen e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal refuzoi shitjen e Sanchezit gjatë afatit kalimtar të verës pasi dështoi në përpjekjet për blerjen e Thomas Lemar nga Monaco. /Lajmi.net/