Nuk do ta besoni me cilën aktore të njohur ka qenë i martuar ‘Huani’ në jetën reale (Foto)

Ai për publikun shqiptarë u bë i njohur nga seriali 'Pasionet e fshehta' me rolin e Huanit.

ShowBiz

24/02/2016 20:29

Nëse nuk e keni ditur, aktori Mario Cimarro, 44 vjeç, i njohur për shqiptarët si Huani, ka qenë i martuar me aktoren kryesore të serialit ‘Trashalluqja ime e bukur’,  Natalia Streingard, 45 vjeçe, siç e njohim me emrin në serial ‘Valentina’, shkruan lajmi.net.

Më 10 qershor të vitit 1999, ‘Valentina’ u martua me aktorin kuban ‘Huan’, me të cilin ajo u takua në vitin 1998 në xhirimet e serialit ‘La mujer de mi vida’.

Pasi që ata u ndanë njëherë prap u ribashkuan. Në vitin 2006 ‘Valentina’ dhe ‘Huani’ u ndanë përfundimisht dhe shkuan drejt divorcit.

Lidhja e tyre përfundoi me 14 shtator të vitit 2006./Lajmi.net