Nuk do ta besoni ku tentuan ta fshehin drogën shqiptarët në Kakavijë

Ngjarja ka ndodhur orët e para të paradites se sotme në vijën e dyte të kufirit. 

Lajme

17/10/2018 15:37

Nga njoftimet e policisë kemi parë shpesh herë raste të çuditshe të transportit të lëndëve narkotike, që nga fshehja në automjete e deri në trupin e njeriut.

Një rast i tillë është shënuar në doganën e Kakavijës, ku në një autobus të linjës Berat-Athinë është gjetur një sasi e konsiderueshme drogë e fshehur në një kovë reçeli qershie.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të paradites se sotme në vijën e dyte të kufirit.

Veprimet e para hetimore po kryhen nga Antidroga e DVP Gjirokastër, ndërsa nuk dihet se kush është poseduesi i saj.