Wenger: Ja pse nuk e transferova Mahrezin

Arsene Wenger e kishte mundësinë të nënshkruante me njërin prej lojtarëve më të mirë në Premierligë këtë edicion, Riyad Mahrez, në të kaluarën, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Sport

14/02/2016 11:17

Wenger ka treguar se nuk e kishte transferuar Mahrezin në Arsenal, sepse çmimi i tij i ishte dukur shumë i lirë.

“Jetojmë në një shoqëri të çuditshme. Nëse nënshkruaj me një lojtarë për 500 mijë euro, do të thonë se nuk është për Arsenalin. Për dallim, nëse e transferoi një për 40 milionë euro, do të thonë që është jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh francezi, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Pikërisht sot, Mahrez dhe Leicesteri përballen ndaj Arsenalit të Ëengerit në Emirates.