Nuk dihet për fatin e Naim Zeqirit, familja kërkon ndihmë nga shteti

Një muaj më parë, Naim Zeqiri, bashkë me persona të tjerë, janë përleshur me xhandarmërinë serbe në kufirin me Serbinë, ku dhe është plagosur. Po në këtë përleshje, mbet i vrarë Farmir Mehmeti nga Dumnica e Epërme si dhe një pjesëtar i xhandarmërisë.

Lajme

29/09/2014 20:30

Që nga ajo ditë,Naim Zeqiri  ndodhet në burg në Beograd dhe familja ka angazhuar Adriana Saviq si avokate të tij.

Vëllai më i madh i Naimit, Safeti, i cili edhe përkujdeset për gruan dhe tre fëmijët e Naimit, ka theksuar se asnjëherë nuk ka biseduar me vëllanë e tij dhe se nuk e di se çfarë po ndodhë, raporton KTV.

Ai mohon që autoritetet serbe i kanë kërkuar para për lirimin e vëllait të tij. Kurse, institucionet vendëse, nga të cilat thotë që ka kërkuar ndihmë, nuk i kanë ndihmuar asgjë deri tani.

Familjarët kanë treguar se Naimi priste dru për të mbajtur gjallë familjen. Ndërkohë tregojnë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte bastisur shtëpinë e Naimit dhe kishte arrestuar vëllanë e tij, transmeton Koha.net.