“Nuk di se si t’ua prezantojë familjes të dashurën time striptizerkë”

Një person, i cili ka dashur që identiteti i tij të mbetet anonim, ka vendosur të ndajë atë çfarë po e mundon përgjatë një faze nëpër të cilën po kalon.

Lifestyle

10/12/2018 21:03

Më saktësisht, personi në fjalë është në një lidhje me një striptizerkë, për të cilën druhet se do t’i pranohet nga familja, transmeton lajmi.net.

Sido që të jetë, të ndjekim rrëfimin e plotë të tij:

“E dashura më thotë se dëshiron t’i takojë prindërit, por nëna dhe motrat e mia janë paksa paragjykuese.

Ata duan të dinë se kush janë prindërit e saj, ku ka kryer shkollën dhe eksperiencat e tjera jetësore.

E dashura ime është tip i sinqertë, e cila nuk turpërohet për asgjë.

Përveç profesionit që praktikon, ajo tashmë në trupin e saj ka edhe tatuazhe dhe vathë në zona të ndryshme të trupit, për çka mund të paragjykohet ende më shumë.

Unë nuk jam absolutisht e turpëruar me të, por mund të ndërmarr kurrfar hapi pa e takuar familjen time ende.” /Lajmi.net/