Nuk bëni seks? Ja çfarë problemesh keni në trupin tuaj

Pas kalimit të fazës së pubertetit, ai fillon të njohë trupin dhe të zbulojë nga pak libidon e tij.

Lifestyle

08/05/2017 16:32

Seksi është një komponent shumë i rëndësishëm në jetën në çift, pasi jo vetëm vendos marrëdhënien në një tjetër dimension, por edhe sepse sjell shumë përfitime pozitive për organizmin, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Por nëse keni kohë që keni harruar ‘’gjimnastikën poshtë çarçafëve’’ trupi juaj është ai që do të vuajë pasojat e para. Këto janë shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse nuk bëni seks për disa kohë:

1.Sistemi juaj imunitar dobësohet: Mungesa e jetës seksuale aktive ul mbrojtjen imunitaretë organizmit. Rrezikoni të prekeni më lehtë nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme.

2.Jeni më të stresuar: Studimet e ndryshme kanë provuar se njerëzit që nuk bëjnë seks rregullisht janë më të stresuar se njerëzit që kanë një jetë të pasur seksuale. Gjatë seksit lëshohet hormoni i oksitocinës, njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, i cili ka aftësi të reduktojë stresin.

3.Vagina nuk ndryshon përmasat e saj: Mjaft i besuat legjendës urbane që vagina ngushtohet nga mungesa e seksit. Paretet e vaginës thjesht janë në fazë shplodhjeje, por tonifikohen me aktin e parë të mundshëm.

4.Keni probleme me shëndetin kardiovaskual: Organi i parë që vuan mungesën e jetës së rregullt seksuale është zemra pasi seksi e mbron atë dhe e mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

5. Meshkujt kanë më shumë gjasa të pësojnë mosfunksionim erektil: Ky është një zbulim interesant, por sigurisht jo i mirëpritur nga meshkujt të cilët nuk bëjnë seks rregullisht. Mungesa e seksit rrit mundësinë e prekjes nga çrregullimet e ereksionit dhe kanceri i prostatës.