Nuk bëjmë kalkulime koalicionesh

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se kjo lëvizje do ta kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare, duke mos bërë kalkulime me numra dhe me kombinacione pa kritere. Thotë se nuk i kanë bërë fort përshtypje takimet e fundit të liderëve.

Lajme

27/02/2014 08:17

Lëvizja Vetëvendosje nuk ndihet e shqetësuar nga takimet e fundit që po ndodhin në mes të liderëve të PDK’së, të LDK’së dhe AAK’së.

Deputeti i VV, Rexhep Selimi, ka thënë për “Epokën e Re”, se bashkëpunimi në mes këtyre tri subjekteve politike nuk është i papritur për publikun. Sipas tij, këto parti kanë qeverisur edhe më herët bashkërisht dhe kanë të njëjtën logjikë qeverisëse.

“Për aq sa kanë qeverisur bashkë këto subjekte, edhe kanë pasur një partneritet në qeverisje. Kështu që duke qenë të tilla këto subjekte edhe kanë marrë dhe i kanë dhënë shumë njëra-tjetrës nga logjika e qeverisjes që i bashkon ato”.

“Pra përveçse kanë qeverisur bashkë, ato edhe kanë të njëjtën logjikë të qeverisjes dhe politikbërjes. Duke qenë të tilla ato subjekte nuk e kanë krijuar një dimension të domosdoshëm të ndryshueshmërisë nag njëra-tjetra. Kështu që, edhe sot, nëse ato lëvizin bashkë dhe dakordohen njëra me tjetrën, nuk është ndonjë e papritur për publikun”, ka thënë ai për “Epoka e Re”.