Nuk arrini të dilni nga butiku pa blerë? Nuk keni faj, ja pse ndodh

Kujt vajze apo gruaje nuk i ka ndodhur të hyjë në një dyqan dhe ti ketë lindur papritur dëshira për të blerë diçka, ndonëse mund të mos e ketë të nevojshme?

Fun

11/07/2016 10:08

Motivi është shkencor, ose më mirë akoma marketing. Sipas një studimi amerikan të zhvilluar nga Institute of Technology në Massachusetts dhe University of Texas, jemi të prirur për të blerë këto produkte, pasi dyqanet “kontrollojnë” emocionet tona, shkruan noa.al.

Dyqanet e veshjeve godasin në shenjë, duke ekspozuar veshje që lënë mbresa, si karrem për të tërhequr. Një tjetër element që bën të insistohet dhe të thellohen kërkimet për blerje, është se nuk gjeni dot masën tuaj, sidomos në periudhën e uljeve.

Me pak fjalë nëse dilni nga dyqani me diçka që nuk ju duhej domosdoshmërisht, nuk është faji juaj, thonë shkencëtarët./a.y/noa.al