Nuhiu rrëfen jetën e tij në kohën e luftës për ‘The Sun’

Atdhe Nuhiu ka zbuluar historinë e tij të dhimbshme gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Sport

16/12/2018 19:20

Atdhe Nuhiu ka dhënë intervistë për mediumin britanik, ‘The Sun’, duke treguar për tmerrin që e kishte përjetuar gjatë luftës.

Sulmuesi kosovar ka thënë se kur ai ka telefonuar në vendlindje, familjes së tij në Prishtinë i është dashur të futej në podrum që të fliste me të.

“Në atë kohë nuk kishte telefona, vetëm nëse kishit shumë para, por unë nuk u rrita në Austri.”, ka thënë Nuhiu për ‘The Sun’, përcjell “lajmi.net”.

“Kur ju bënit thirrje me telefon, ju gjithmonë kishit frikë se do të ndodhte diçka. Ju i lexonit lajmet dhe menjëherë e merrni telefonin për të kuptuar ndonjë gjë, asnjëherë nuk ishit të sigurt.

“Ata që ishin aty, i tregojnë rrëfimet e tyre, por në mënyrë të ndryshme. Ata gjithmonë kanë qëndruar nëpër podrume.

“Nëse ata ishin në podrum dhe hidhej një bombë, nuk ndodhte asgjë, Gjatë luftës, ju duhet të gjeni mënyrën më të mirë.

Nuhiu ka startuar karrierën e tij si futbollist në Austri, në kohën kur Kosova e fitoi pavarësinë.

Ai ka luajtur për grupmoshat e Austrisë U-21, në mesin e lojtarëve refugjatë të Kosovës si, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Që nga pavarësia, ju mund të shikoni se sa lojtarë cilësor ka Kosova dhe Shqipëria, në një vend që i ka rreth 2 milionë banorë.”, tha Nuhiu, transmeton “lajmi.net’.

“Kjo gjë vazhdon, pasi është një vend i ri dhe njerëzit vazhdojnë të vuajnë.

“Tani, kur ne e fitojmë një ndeshje, atje është një festë, pasi njerëzit e përjetojnë shumë atë fitoren dhe duan vetëm të fitojnë.

“Ne kemi luajtur ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, dhe ne na duhej vetëm një barazim për ta kaluar grupin. Biletat u shitën për mpak se 23 minuta.

“Atje njerëzit e adhurojnë futbollin dhe kanë shumë pasion për të. Ata vuajnë shumë, por gjërat në sport u japin shumë kënaqësi”, ka shtuar më tej sulmuesi kosovar. /Lajmi.net/