Nuhiu: Emocione te goli, shpresoj që stadiumi të mbushet edhe në ndeshjet tjera

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sport

10/09/2018 23:12

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë , përcjellë “Lajmi.net”.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka treguar emcoionet e golit.

“Pata emocione te goli, pasi që stadiumi ishte i stërmbushur. Faleminderit atyre që kanë ardhur në stadium”, deklaroi Nuhiu.

“Jemi munduar t’ua shpaguajmë ardhjen në stadium me një performancë të mirë”.

“Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi atmosferë të tillë”, shtoi ai. /Lajmi.net/