Nuhiu: Ajo që ka bërë Shaqiri për Kosovën, është fantastike

Atdhe Nuhiu për faqen zyrtare të FIFA-s, ka thënë se nuk fajëson Xherdan Shaqirin që vazhdoi me Zvicrën, duke mos iu bashkuar Kosovës pas pranimit të kësaj të fundit në shtëpinë më të madhe të futbollit.

Sport

16/05/2017 22:02

Shaqiri, Xhaka e të tjerë, edhe pse spekulohej se do të zgjidhnin Kosovën pas pranimit në FIFA, ata vendosën të veshin fanellën e vendit ku u rritën.

Por për këtë zgjedhje, Nuhiu nuk fajëson Shaqirin, duke thënë se për të Kosova vlen shumë.

“Ju nuk mund të fajësoni Shaqirin që luan për Zvicrën. Të gjithë e respektojnë këtë, pasi luan për vendin ku u rrit”, tha fillimisht Nuhiu.

“Kur ai e fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013, përkrah flamurit të Zvicrës kishte edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjëra si këto tregojnë se sa vlen për të Kosova. Dikush që nuk e ka jetuar këtë situatën nuk mund ta kuptojë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S