NRG Band takohen me Nexhmije Pagarushën, thonë disa fjalë për të

Nexhmije Pagarusha cilësohet si ikona e muzikës shqipe.

ShowBiz

29/11/2018 20:39

Këngëtarja shqiptare shquhet për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, grupi “NRG BAND”, sollën versionin modern të këngës së Nexhmijes “Ani mori nuse”, e cila u mirëprit nga publiku.

Ata po ashtu e takuan artisten e madhe të cilët në rrjete sociale sollën disa imazhe teksa shfaqen pranë saj dhe thonë disa fjalë.

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh bilbilin e Kosovës, zonjën Nexhmije Pagarusha të cilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Megjithatë, kemi nderë dhe përgjegjësi të prezantojmë këngën e mirënjohur “Ani mori nuse” për të cilën me shumë respket dëshirojmë ta falënderojmë Znj. Nexhmije Pagarusha që na mundësoj ta sjellim në verzionin tonë e që njëkohësisht na frymëzon të vazhdojmë punën tutje”, shkruan Besniku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqxn3HRFpVw/