Novus dhe Microsoft organizuan konferencën për Cloud Computing

Microsoft dhe Novus Consulting organizuan sot në Prishtinë konferencën për “Cloud Computing”.

Lajme

08/05/2018 18:38

Prezantuesit nga Microsoft dhe Novus Consulting paraqiten trendët e fundit në fushën e teknologjisë informative në aplikimin e ‘Cloud Computing” për të dhënat dhe sistemet elektronike.

Në këtë konferencën morën pjesë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcliar, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, njohës të fushës dhe personalitete tjera të rëndësishme.

Rritja e kapaciteteve te “Cloud Computing” në nivel global kanë sofistikuar dhe modernizuar ofrimin e shërbimeve fleksibile për sektorin privat dhe publik për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e të dhënave, u tha në këtë konferencë.

Sipas pjesëmarrësve, jo vetëm nga aspekti i sigurisë, por edhe nga aspekti financiar, “Cloud…” është në përparësi me qendrat konvencionale të të dhënave.

Në fjalën e tij, ministri Yagcliar tha se për Ministrinë e Administratës Publike kjo paraqet një temë tejet të rëndësishme përderisa si shtet po bëjmë përpjekje për të bërë hapa të mëdhenj në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe qeverisjes elektronike.

“Jetojmë në një epokë të avancimeve të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë së informacionit, në epokën e “të dhënave të mëdha”. Përparimet në teknologjinë e informacionit, sidomos numri gjithnjë në rritje i njerëzve, pajisjeve dhe mekanizmave të tjerë elektronikë që tani janë të lidhur me rrjetet digjitale ka revolucionarizuar aftësinë për të gjeneruar, komunikuar, shkëmbyer dhe për tu qasur në të dhëna dhe sisteme elektronike”, tha ministri Yagcilar.

Sipas tij, të dhënat tashmë janë shndërruar në një burim të ri dhe me vlerë të madhe ekonomike, sociale dhe politike. “Të dhënat dhe sistemet elektronike kanë krijuar një vlerë të jashtëzakonshme për ekonominë botërore dhe inovacionin, duke nxitur risi, produktivitet, dhe efikasitet dhe zhvillim. Kosova është pjesë e këtij trendi global”.

Studimet tregojnë se në Kosovë ka shkallë të lartë të depërtimit të internetit, në bazë të ekonomive familjare është mbi 80%, theksoi tutje ai. Sipas tij, mosha e re mesatare e popullsisë në Kosovë, ndikon në këtë dhe po ashtu në ndjekjen e trendëve globale.

Kjo shkallë e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit në Kosovë, tha tutje ministri Yagcliar, është po ashtu prezanton një mundësi jashtëzakonisht të rëndësishëm për qeverinë që të transformoj mënyrën se si i dizajnon dhe i ofron qytetarit shërbimet publike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke bërë përpjekje që ti përgjigjet kësaj sfide dhe mundësie. Së bashku me Microsoft ne jemi duke zhvilluar platformën e inter-operabilitetit apo ndërveprimit për ti mundësuar data-bazave dhe aplikacioneve të ndryshme qeveritare të shkëmbejnë dhe komunikojmë njëra me tjetrën. Ky veprim është qenësore për të digjitalizuar shërbimet publike për qytetarët që nënkupton qeverisje më efikase dhe efiçiente”, tha nder tjerash Yagcliar.

Në anën tjetër, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj theksoi rëndësinë që kanë trendet e fundit të teknologjisë që të përdoren për zhvillim ekonomik, duke ruajtur privatësinë dhe sigurinë.

“Garanto mbështetje institucionale dhe financiare për sektorin me prioritet të teknologjisë informative. Revolucioni i katërt industrial, po ndodh me hapa shumë të shpejtë dhe ne jemi në rrugë të mirë që t’i ndjekim me përkushtim këto zhvillime”, tha Beqaj. novus1

Nga aspekti ligjor, eksperti ligjor Visar Ramaj paraqiti kornizën ligjore të Kosovës si te favorshme për përdorimin e “Cloud” për ruajtjen e të dhënave dhe hostimin e sistemeve. “Infrastruktura ‘Cloud’ në shtetet e BE-së është konform ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale të Kosovës dhe mund të përdoren nga cilido entitet si platforma dhe shërbime”, tha ai.

Konferenca e organizuar nga Novus Consulting dhe Microsoft me temën “Microsoft Cloud Disaster Recovery and Backup” i është dedikuar trendëve dhe zgjidhjeve të ardhshme për kopje rezervë (siç quhen në teknologji edhe si “backup”) dhe rimëkëmbje të të dhënave (apo “disaster recovery”) nga fatkeqësitë natyrore ose ato të krijuara nga njeriu. /Lajmi.net/

beqaa

YouTube player