Novak Gjokoviq triumfon në Wimbledon

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi grand slemin e Wimbledon për meshkuj, pas triumfit 3-0 (6-2, 6-2, 7-6) në finale ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson, ndeshje e luajtur në fushën me bar të turneut londinez.

Sport

15/07/2018 18:12

Ky është grand slemi i 13-të i fituar në karrierën e tenisit serb, ish-numri 1 në botë, që rikthehet protagonist pas një viti zhgënjyes, ku nuk ka fituar asnjë turne.

Duket se lodhja e dy ndeshjeve maratonë, në çerekfinale ndaj Federer dhe në gjysmëfinale ndaj Isner, ndikuan në paraqitjen e Anderson, që në finale u duk i lodhur, sidomos në dy setet e para.

Edhe pse në të tretin rivalizoi dhe çdo gjithçka në “tie break”, nuk arriti të fitojë, duke u dorëzuar në finale. Për Djokovic kjo është hera e katërt që triumfon në Wimbledon, pas sukseseve në vitet 2011, 2014 e 2015.