Novak Djokovic turpërohet nga Thiem në “Roland Garros”

Thiem ishte superior ndaj Djokoviç.

Sport

07/06/2017 15:40

Novak Djokoviç eliminohet në mënyrë të turpshme nga tureneui “Roland Garros”. Tenisti serb, kampioni në fuqi i turneut, i befasoi të gjithë teksa u mposht nga Dominic Thiem, të cilin vetëm përpara pak kohësh e shkatërroi në turneun “Masters” të Romës.

Numrit dy të botës, që ishte krejtësisht i pafuqishëm përballë kundërshtarit të tij. Seti i parë ishte më i rivalizuari në këtë sfidë, pasi ishte “tie break”-u ai që përcaktoi fituesin e tij, e ai ishte pikërisht talenti austriak. Dy setet e tjera u luajtën në një drejtim, me Thiem që ishte superior ndaj Djokoviç, duke i fituar ato 6-3 dhe 6-0, përcjell “Albeu.com”.

Kundërshtari i radhës për Thiem do të jetë Rafael Nadal.