Note 8 do të ketë kamerë të dyfishtë, ky është çmimi i tij

Një kamera të dyfishtë dhe një ekran “Infinity” janë më të rejat e fundit që vijnë për Galaxy S8, me ekran 6.3 polsh. Dhe këto janë mes karakteristikave që duhet të ketë edhe Galaxy Note 8 i Samsung.

Auto & Tek

06/06/2017 19:16

Ai është pasaardhës i Note 7, i tërhequr nga tregu për shkak të problemeve me baterinë. Këto janë të rejat e fundit për smartphone-in koreanojugor, që pritet në pjesën e dytë të vitit.

Sipas faqes hollandeze, GalaxyClub, Note 8 do të ketë ekranin Infinity me skaje të hollë dhe me një raport 18.5:9, që e kemi parë tek S8, ndryshe nga 16:9 e pranishme në shumë smartphone duke menduar të duken më së miri filmimet dhe videolojërat. Gjithmonë sipas zërave që qarkullojnë, Note 8 mund të ketë Android Nougat 7.1.1 dhe jo Android O, ende të papublikuar nga Google.

Ndërkohë në treg ka mbërritur, edhe pse vetëm në tregun kinez, Galaxy S8 në një version special, dedikuar kapitullit të fundit të Piratit të Karaibeve. Prodhimi i kufizuar për filmin e pestë të sagës, “Hakmarrja e Salazar” është shitur me një paketim që të kujton kutinë e thesarit dhe që kushton 780 euro. /Lajmi.net/