Note 5 këtë verë në treg, për shkak të iPhone S6

Lajmi për daljen në treg të iPhone S6 në fillim të vjeshtës së këtij viti, ka vënë nën presion kompaninë koreane Samsung.

Auto & Tek

12/07/2015 17:40

Ky gjigant i teknologjisë po mendon që pajisjen e saj, Galaxy Note 5, ta nxjerrë në treg në gusht. Me këtë veprim, Samsung dëshiron që të realizojë më tepër shitje, pas mësimit që nxori radhës së kaluar.

Në të vërtetë, Samsung hodhi në treg Galaxy Note 4 dhe Note Edge pothuajse në të njëjtën kohë sikurse Apple me iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe raportohet se kompania koreane ka humbur shumë.

Galaxy Note 5 raportohet të ketë 5.7 inç “Super Amoled” ekran, me rezolucion 2.560 x 1.440 (QuadHD) dhe me 64 bit “octa-core” Exynos procesor. Mësohet se kjo pajisje do të vijë me tre ngjyra, të bardhë, të zezë dhe gri.

Një tjetër risi që mund të sjell Samsung me këtë pajisje, është fakti që nuk do të ketë vend për microSD, apo kartë memorie shtesë që ju mundëson përdoruesve të rrisin kapacitetin e memories. / Top Channel