Notat e futbollistëve të Shqipërisë, për ndeshjen me Austrinë

Shqipëria doli me humbje në testin e parë në prag të Euro 2016, përballë Austrisë, që dukej kundërshtari më i mirë për të matur forcën.

Sport

26/03/2016 21:32

Por si u paraqitën kuqezinjtë në këtë ndeshje? Më poshtë është vlerësimi emër për emër për të gjithë futbollistët e aktivizuar nga Top Channel.

Berisha 6, Hysaj 5, Cana 5.5, Mavraj 5, Agolli 6, Lila 5, Abrashi 5.5, Xhaka 6.5, Kaçe 6.5, Lenjani 7, Balaj 5, Cikalleshi 6.5, Roshi 6.5.

Sadiku, Basha dhe Kukeli u aktivizuan shumë pak dhe rrjedhimisht nuk mund t’u atribuohet një notë.