Notarja olimpike: Përse duhet ta kontrolloni trupin tuaj, menjëherë

Notarja olimpike, e cila përfaqëson Australinë, Cate Campbell, 26 vjeçe, kurrë nuk i kishte kushtuar shumë mendje nishanit që kishte në pjesën e sipërme të krahut, pasi nuk kishte ndryshuar asnjëherë në madhësi apo formë.

Lifestyle

07/02/2019 16:47

Por kur ajo shkoi për të kontrolluar lëkurën e saj në nëntor 2018, u diagnostikua me melanomë të fazës së parë, transmeton lajmi.net.

“U takova me një mikeshë të vjetër që kishte një shenjë të madhe në parakrah dhe kishte një shenjë të melanomës, kështu më nxiti të shkojë t’i bëja kontrollë lëkurës dhe kjo më shpëtoi jetën”, tha fituesja e dyfishtë e medales së artë.

Sapo arritën rezultatet, kërkohej operacione më tepër për të hequr qelizat.

Ishte diagnoza e melanomës që frymëzoi atë për t’u bërë ligjëruese për rëndësinë e sigurisë së diellit dhe kontrolleve të lëkurës.

Brenda tri ditësh ajo ishte krejtësisht në rregull nga aspekti shëndetësor. /Lajmi.net/