Nota befasuese për Shaqirin pas golit të bukur ndaj Leicester City

Goli i bukur i Xherdan Shaqirit nuk i ka mjaftuar Stoke City për të marrë tre pikë në udhëtimin te Leicester City.

Sport

24/02/2018 16:16

Këto dy skuadra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 28-të të Premierligës.

Ishte Xherdan Shaqiri që në minutën e 43’ pas një depërtimi të mirë nga e majta, shënoi gol të bukur me të këmbën e djathtë.

Vendasit në pjesën e dytë barazuan rezultatin kur portieri i Stoke City shënoi autogol.

Ky barazim mban Stoke Cityn në vendin e 19-të me 26 pikë, ndërsa Leicester me dhjetë pikë më shumë në vendin e tetë.

Për paraqitjen në këtë ndeshje, Shaqiri u vlerësua me notë 6.6.

Vlerësimet e lojtarëve mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/