Norwich–Arsenal, formacionet zyrtare

Arsenali do të mundohet ta mbyll sezonin me rezultat pozitiv, pasi e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve javë më parë. Topçinjtë do të përballen me Norwichin, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Sport

11/05/2014 16:32

Arsenali do të tentojë të fitojë ndaj Norwichit të dielën në udhëtim, për ta mbyllur një sezon ku pati mundësi të bënte më shumë, sigurisht.

Topçinjtë ishin liderë të Premierligës për një kohë të gjatë, por në fund e rrezikuan edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ekipi i Arsene Wengerit mbeti në Top 4 dhe ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë do ta zhvillojë më i relaksuar.

Formacionet zyrtare:

Norwich: Ruddy; Martin, R Bennett, Turner, Olsson; Tettey; Snodgrass, Howson, Johnson, Redmond; Elmander.

Arsenal: Fabianski, Jenkinson, Sagna, Koscielny, Gibbs, Arteta, Rosicky, Ramsey, Ozil, Podolski, Giroud