Norvegjia, shteti që ndalon tërësisht prerjen e drurëve

Nuk ka dyshim se ne nuk mund të jetojmë pa natyrën, pa drurin, material ky, i përdorur në mijëra produkte, çdo ditë.

Bota

26/02/2017 22:24

Për fat të keq, shumë nga këto gjëra, ndikojnë në shpyllëzimin tropikal. Më të prekurat nga shpyllëzimi janë Argjentina, Bolivia, Brazili, Paraguai, Indonezia, Malajzia dhe Guinea e Re, transmeton lajmi.net

Këto pyje të gjera që dikur ishin habitate për qindra specie të gjalla, sot kanë ngelur vetëm histori.

Nga kjo situatë, si duket shteti më së shumti i brengosur është Norvegjia. Qeveria e shtetit në fjalë ka marrë vendim që do të shkurtohen lejet për prerje të drurëve në këtë shtet.

Së fundi, me këtë që bëri Norvegjia, bëhet vendi i parë në botë me një politikë të tillë, ku nuk lejon as edhe një dru të prehet dhe të rrezikohet vendi nga shpyllëzimi./Lajmi.net/