Norvegjia ndërton anijen e parë elektrike vetëngarkuese

Norvegjia vitin e ardhshëm planifikon të prezantojë anijen e parë me ngarkesë elektrike dhe autonome, për të cilin projektuesit prognozojnë se do të bartë 40 mijë kamionë në vit.

Auto & Tek

11/05/2017 23:58

Anija do të ndërtohet nga kompania norvegjeze Yara International dhe grupi industrial Kongsberg. Yara Birkeland, siç quhet anija, do të barte prodhimet e tyre deri te porti në jug të Norvegjisë.

“Anija planifikohet të bartë rreth 100 kontejnerë me shpejtësi prej 12 deri 15 nyja (cca 25km/h)”, tha drejtori i projektit Bjorn Tore Orvik.

Në fillim të projektit, anija do të drejtohet në mënyrë manuale, ndërsa nga viti 2019 do të menaxhohet nga largësia dhe autonominë e plotë do ta arrijë deri në vitin 2020, shkruan Phys.org.