Norvegjia i bën favor Shqipërisë, ia siguron mbijetesën në Ligën C

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar qëndrimin në Ligën C kompeticionin e ri të UEFA-s i njohur me emrin Liga e Kombeve.

Sport

20/11/2018 09:00

Kuqezinjtë kanë marrë një lajm të mirë pas asaj fitore të rëndë në ‘Loro Boriçi’ prej 0-4 nga Skocia të shtunën mbrëma.

Kësaj here, është Norvegjia që i ka bërë një favor të madh kombëtares së drejtuar nga Christian Panucci.

Norvegjia ka arritur ta fitojë përballjen e fundit ndaj Qipros, për të siguruar plasmin për vete në Ligën B, ndërsa e rendit Qipron në vendin  e fundit nga vendet e treta në Ligën C, gjë e cila i siguron Shqipërisë mbetjen në këtë kategori.

Deri te ky favor Shqipëria vije pasi gjendet në grupin 1 në Ligën C, grup që për dallim prej tjerëve, ka vetëm tri skuadra./Lajmi.net/