Norvegjia fton Odegaardin

Talenti i madh i Real Madridit, Martin Odegaard është emëruar në ekipin e Norvegjisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Kroacisë.

Sport

18/03/2015 09:19

Përforcimi i ri i Real Madridit, Martin Odegaard është emëruar në ekipin e Norvegjisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Kroacisë.

16-vjeçari iu bashkua gjigantit spanjoll nga Stromsgodet në janar, duke nënshkruar kontratë deri më 2019, por ai ende nuk ka bërë asnjë paraqitje me ekipin e parë.

Megjithatë, ai ka luajtur disa herë me skuadrën Castilla të drejtuar nga Zinedine Zidane dhe kjo i ka mjaftuar që të ftohet në Kombëtare.

“Kam zhvilluar një takim të mirë me Ancelottin dhe Zidanen”, deklaroi selektori i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo, i cili e përcolli paraqitjen e Odegaardit për Castillan në fundjavën e shkuar.

“Jam i lumtur që i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë. Ata kanë besim të madh tek Martin dhe i kemi përgatitur një plan për vazhdimin e zhvillimit”, shtoi ai.