‘Norvegjezët’ e Përfaqësueses

Ardian Gashi ishte njëri nga pesë ‘norvegjezët’ që e shkroi historinë e futbollit kosovar. Krahas tij, edhe Flamur Kastrati, Bersant Celina, Avni Pepa dhe Zymer Bytyqi vinin nga Norvegjia, për ta përfaqësuar Kosovën në miqësoren me Haitin. Ata i kënaqën mbi 17 mijë shikues të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Këtë atmosferë dhe…

Sport

06/03/2014 17:00

Ardian Gashi ishte njëri nga pesë ‘norvegjezët’ që e shkroi historinë e futbollit kosovar. Krahas tij, edhe Flamur Kastrati, Bersant Celina, Avni Pepa dhe Zymer Bytyqi vinin nga Norvegjia, për ta përfaqësuar Kosovën në miqësoren me Haitin.

Ata i kënaqën mbi 17 mijë shikues të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Këtë atmosferë dhe ndjenjë, e përjetoi thellësisht mesfushori i Helsingborgut.

“Kjo ishte e mrekullueshme. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në stadium, gjatë tërë lojës. Edhe një orë para lojës, mbi 16 mijë njerëz ishin në stadium, numri i së cilëve u rrit kur nisi loja”, deklaroi Gashi për të përditshmen norvegjeze ‘Dagbladet’.

“Niveli i lojës ishte mjaft i mirë. Ishte një lojë zbavitëse, edhe pse përfundoi 0:0. kishim statistika superiore dhe është dashur të fitonim sigurisht”, përfundoi ai.

Edhe futbollisti i Sandnes, Avni Pepa, luajti nga fillimi, ndërsa sulmuesit Flamur Kastrati dhe atij Zymer Bytyqi, iu dha rasti në pjesën e dytë, derisa Bersant Celina mbeti në bankinë.