Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare në Jarinje

.

Lajme

22/10/2017 17:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se është liruar rruga për qarkullim të veturave në pikë kalimin kufitar në Jarinje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besim Hoti zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

“Rruga është liruar dhe deri më tani nuk ka ndonjë incident që vlen të theksohet”, ka thënë ai, duke shtuar se Policia e Kosovës është duk zbatuar planin operativ për zgjedhjet dhe se nuk ka pasur ndonjë mas shtesë.

Rruga në pikë kalimin kufitar në Jarinje ishte bllokuar sot në mesditë, pasi policia kishte gjetur dhe sekuestruar mjete eksplozivi në një autobus me qytetarë serbë, që po hynte nga Serbia në Kosovë./Lajmi.net/