Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht i parë për Serbinë

Qeveria e Serbisë, pranon bisedimet për anëtarësim në BE, do të nisin me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. 

Lajme

20/06/2014 16:27

Ministrja pa portofol e Serbisë, e ngarkuar për çështje të integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq, ka deklaruar sot se beson që kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të jetë i pari që do të diskutohet në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse ka kohë ende për t’u hapur ky kapitull që është pjesë e udhërrëfyesit të BE-së, për integrimit të Serbisë, Joksimoviq ka thënë se nuk ka ndonjë afat për këtë, por se “dialogu është çështja thelbësore e këtij kapitulli”, raprton Blic.

Ndërsa shefi i delegacionit të BE-së në Beogran Michael Davenport, ka thënë se shqyrtimi i kapitullit të 35-të ka përfunduar dhe se, sipas tij, i mbetët Qeverisë së Serbisë që t’i përgjigjet këtij raporti. Ai porositi se ky hapja e këtij kapitulli, varet nga përparimi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.