Nordikët dhe baltikët, së bashku për Kosovën

Fushata e Kosovës për anëtarësim në UNESCO ka shpalosur edhe simpatitë rajonale për Serbinë apo Kosovën, varësisht prej premtimeve të votave që shtetet dhe rajonet kanë bërë për Kosovën.

Lajme

07/11/2015 12:52

Derisa për shumë shtete nuk do të dihet se kënd do ta përkrahin deri në orën e votimit, një gjë tashmë dihet: Veriu evropian apo nordikët janë tifozë të mëdhenj të Kosovës.

Lajmi.net mëson se të gjitha shtetet skandinave dhe të gjitha shtetet baltike tashmë kanë nënshkruar kërkesën e Kosovës si bashkësponsore. Në ditën e votimit, Norvegjia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Iceland, Letonia, Suedia dhe Lituania janë shtetet që do ta bashkësponsorizojnë kërkesën e Kosovës. /Lajmi.net