Nora krenare me Erën, ja çfarë ka bërë

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare që po arrin famë në mbarë botën.

ShowBiz

14/07/2018 16:29

Së fundi, Era ka arritur në Rusi ku nesër do të performojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Russia 2018”, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka mbajtur konferencë për shtyp në Rusi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ajo ka përmendur golat e dy shqiptarëve, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka për kombëtaren e Zvicrës si një momentin më të paharruar të këtij Botërori.

Motra e saj, këngëtarja Nora Istrefi është ndjerë krenare me Erën, duke publikuar titujt e lajmeve që flisnin për atë që Era tha në konferencë.

Edhe në intervistën dhënë për emisionin “Mirage”, Nora ka folur për arritjen e Erës, duke treguar edhe për atë se a do të jetë pjesëmarrëse në stadiumin ku performon motra e saj. /Lajmi.net/

YouTube player