Nora, kampione e Evropës

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin evropian U-23, duke mposhtur finale rusen Anastasia Konkina.

Sport

14/11/2014 17:35

Nora Gjakova u shpall kampione e Evropës në xhudo në Kampionatin U-23 në Poloni.

Xhudistja kosovare mposhti në finale rusen Anastasia Konkina duke fituar medaljen e artë.

Fitorja e saj vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit që triumfoi në turneun Grand Prix në Abu Dhabi.