Nora Istrefi zbulon disa sekuenca nga dueti me Skerdin

Nora Istrefi ka finalizuar projektin e saj më të ri.

ShowBiz

07/12/2018 17:58

Nora Istrefi për këtë projekt ka bashkëpunuar me Skerdi Agon dhe kënga mban titullin “M’ke mungu”, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje që ka postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar disa sekuenca nga klipi i ri.

Ajo edhe kësaj radhe vjen tejet atraktive në klip, kurse vëmendjen e merr ndryshimi në stilin e flokëve në një prej këtyre skenave.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Nora Istrefi është “As ni got”, që u prit mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrF7bnWF5YQ/