Nora Istrefi hap arkivat, ja si dukej shtatë vite më parë

Nora Istrefi është kthyer prapa në kohë, duke postuar një fotografi të realizuar shtatë vite më parë.

ShowBiz

14/01/2019 09:52

Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit një imazh, në të cilin shfaqet bashkë me miken e saj, Geta Beqën, shkruan lajmi.net.

E veçanta e kësaj fotografie është se u realizua plot shtatë vite më parë, kur Nora dhe Geta gjendeshin në Nju Jork.

“2012, qyteti i Nju Jorkut”, ka shkruar këngëtarja, duke e etiketuar në atë foto edhe miken e saj.

Që të dyja dukeshin shumë elegante, Nora kishte veshur një kostum, ndërsa në fokus kishte vënë gjoksin, kurse Geta kishte veshur një fustan të shkurtër. /Lajmi.net/