Nora Istrefi gati për festat e fundvitit, zbulon një pjesë të shtëpisë luksoze

Artistja, Nora Istrefi është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare.

ShowBiz

07/12/2018 12:33

Istrefi siç shihet nga fitimet në muzikë ka krijuar një jetë me standarde të larta e këtë e tregon edhe përmes pamjeve që ka publikuar nga shtëpia e saj luksoze, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë e ndara me ndjekësit, ajo ka treguar një pjesë të shtëpisë dhe bredhin që e ka dekoruar për festat e fundvitit.

Nora gëzon një jetë të lumtur e cila prej vitesh është e martuar me muzikantin, Robert Berisha dhe janë prindër të një vajze(Renee).

Ndryshe, së shpejti pritet të lansohet dueti i Norës me Skerdin, xhirimet e të cilit janë pothuajse në finalizim. /Lajmi.net/