Nora Istrefi dedikim prekës për babain e ndjerë: Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi përpos suksesit në muzikë është mjaft e afërt edhe me familjen.

ShowBiz

06/06/2018 17:27

Ajo për publikun tashmë ka bërë të ditur që babai i saj nuk jeton më, e këtë e shpreh shpesh përmes postimeve që publikon në rrjete sociale, shkruan lajmi net.

Fotografia e fundit e Norës tregon se janë bërë 14 vite që nga vdekja e babait të saj, e që Istrefi ndjen mungesën e tij çdo ditë e më shumë.

“Sot jane berë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës,Mamit dhe i imi.  Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hapë. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë. ❤️ @bledistrefi @strefie #NitaIstrefi”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Vlen të ceket se nëna e motrave Isrefi, Suzana Tahirsylaj është emër i njohur në skenën tonë artistike, zëri e këngët e saj janë ende në kujtesën e brezit të viteve 80-ta. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjr-I1LlcSt/?hl=en?&taken-by=_noraistrefi_