Nora Gjakova e fillon me fitore Botërorin e xhudos në Baku

Nora Gjakova është kualifikuar në rrethin tjetër në Botërorin e xhudos në Baku.

Sport

22/09/2018 10:14

Nora Gjakova e ka mposhtur marokenen Soumiya Iraoui në rundin e dytë të Kampionatit Botëror të Xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora triumfoi me Ippon ndaj Iarouit në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke kaluar në rundin tjetër.

Ajo në rrethin tjetër do të përballet me Priscilla Gneton e Francës. /Lajmi.net/