Nora Gjakova e “Artë” në Abu Dhabi

Nora Gjakova ka fituar luftën e finales në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Sport

27/10/2018 17:48

Gjakova mposhti rusen Konkina Anastasiia, me IPPON, shkruan lajmi.net.

Rruga deri në këtë triumf nuk ishte edhe aq e lehtë për heroinën e Kosovës.

Ajo fillimisht mposhti rumunen Ohai. Kundërshtarja e dytë e eleminuar nga Nora ishte Lien Chen – Ling, për ta përmbyllur me fitoren ndaj ruses në finale.