Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi pa medalje në ‘Grand Prix’ në Zagreb – Lajmi.net
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi pa medalje në ‘Grand Prix’ në Zagreb
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 19:38, 27 July 2018
Xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, nuk e kishin ditën e tyre. Kampionet tona nuk arritën të fitojnë medalje në ditën e parë të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Nora Gjakova (-57 kg), humbi luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, nga japonezja, Haruka Funakubo.

Kampionia e Evropës, Gjakova, në përgjithësi shënoi katër fitore.

Distria Krasniqi, fitoi luftën e parë, kurse u ndal në raundin e dytë nga ukrainasja, Daria Bilodid, kampione e Evropës për vitin e kaluar, shkruan telegrafi.

Krasniqi garoi në kategorinë -48 kg, me të cilën synon të fitojë normën Olimpike Tokyo 2020, pasi në kategorinë -52 kg është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, dhe një shtet nuk mund të dërgojë në Lojëra Olimpike me dy garuese të të njëjtës kategori.

Kjo ishte garë për pikë kualifikuese për Tokyo 2020, prandaj edhe morën pjesë garuesit më të mirë në botë. Nesër garon Akil Gjakova (-73 kg), të cilit u urojmë suksese.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO