Nora: Babai më vdiq para 10 vitesh, emri i tij në listën e votuesve

Një prej problemeve të paraqitura në vazhdimësi në zgjedhjet në Kosovë, është pastrimi i listave, nga emrat e të vdekurve. Këngëtarja Nora Istrefi, ka shprehur shqetësimin e saj, pasi ka parë në listën e votuesve, emrin e babait të saj i cili ka vdekur para 10 vitesh. 

Lajme

08/06/2014 20:14

Këngëtarja prishtinase, , Nora Istrefi, gjatë votimit në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet, ka hasur emrin e babait të saj në listat e votuesve.

Emri i Nezirit Istrefi nuk është larguar nga listat e votuesve në këtë qendër të votimit. Nora ka shprehur pakënaqësi për këtë, raporton Klan Kosova.