Nokia’t që i kemi dashur dhe urryer

Disa nga Nokia-t që ne i kemi dashur, Nokia 1100 Ende është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave. Në treg është paraqitur në vitin 2003 dhe që nga atëherë është shitur në më shumë se 250 milion copë. Ka pasur një ekran monochrome 96×95 pixel dhe një bateri që ka zgjatur deri në…

Auto & Tek

17/10/2013 16:39

Disa nga Nokia-t që ne i kemi dashur,

Nokia 1100

Nokia 1100

Ende është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave. Në treg është paraqitur në vitin 2003 dhe që nga atëherë është shitur në më shumë se 250 milion copë. Ka pasur një ekran monochrome 96×95 pixel dhe një bateri që ka zgjatur deri në 400 orë.

 

Nokia 8110

Nokia 8110

Ky telefon është simotër e Nokia 7110, ku është afirmuar përmes filmit “The Matrix”. Këtë model e kanë quajtur “banana phone” për shkak të formës së lakuar.

 

Nokia 3210

Nokia 3210

I përshkruar nga editori i “Wired”, Nate Lanxon si “Telefoni më i mirë i prodhuar ndonjëherë”, modeli 3210 për shumicën e shfrytëzuesve ka qenë një Nokia klasik. Ka dalë në shitje në vitin 1999 dhe ka shitur më shumë se 160 milion copë, duke u bërë njëri prej modeleve më të suksesshëm.

 

Nokia 7610

Nokia 7610

Ky është telefoni i parë nga Nokia me kamere 1 Megapixel. Nokia me këtë model ka eksperimentuar me tastaturë, ku disa e kanë vlerësuar pozitivisht kurse një pjesë e madhe e kanë urryer. Është lansuar në vitin 2004.

 

Nokia 9000 Communicator series

Nokia 9000

Komunikatori ka qenë një telefon i klasës së lartë i dizajnuar për biznes. Ka pasur tastaturë Qwerty dhe ekran monostrome 640×200 piksel. Ka qenë një hap shumë i madh për Nokia kur e ka shfaqur këtë telefon në vitin 1996. Versioni fillestar ka peshuar shumë, rreth 400 gr. dhe nuk ka punuar me sistem operativ Symbian. Këtë sistem e kanë inkorporuar në versionin 9210 në vitin 2001. Disa biznesmen nuk e kanë preferuar shumë këtë telefon por në atë kohë ky model ka qenë një kompromis i mirë ndërmjet funksionalitetit dhe portabilitetit.

 

Disa nga ata të cilët i kemi urryer,

 

N-Gage

Nokia N-Gage

Ky model është dizajnuar kryesisht për lojëra por është shfrytëzuar edhe si telefon. Modeli ka dalë në shitje në vitin 2003, por nuk është pritur mirë nga shfrytëzuesit për shkak të formës se tij. Lojërat që kanë qenë në dispozicion në memory card është nevojitur që të ndalet telefoni të hiqet bateria dhe të vendoset kartela. Kur është përdorur si telefon është dukur si të mbash një papuçe në vesh.

 

Nokia 7600

Nokia 7600

Është e vështirë ta dimë se ku me ja nisë me modelin 7600 – 3G. Ky model është pjesë e serisë 7000 të cilët kanë pasur një dizajn me butona rreth ekranit me ngjyra, kurse përdorimi i tij ka qenë shumë i vështirë për të gjithë ata që kanë shkruar sms me një dorë.

Nokia deri në vitin 2007 ka qenë kompania më e fuçishme për prodhimin e telefonave në botë me vlerë prej 100 miliardë dollarësh dhe me një market share 48.7%. Kurse tash pas 6 viteve vlera e saj ka rënë në 7.2 miliardë dollarësh (e blerë nga Microsoft) dhe me market share 3.5%. Të njëjtin fat e ka përjetuar edhe gjiganti Blackberry. Arsyeja për këtë rënie të mënjëhershme është e qartë: Apple iPhone dhe Google Android!