Nokia rikthehet fuqishëm me këtë celular të bukur (Foto)

Kanë kaluar muaj që kur u tha se Nokia ishte pranë hyrjes në biznesin e smartfonëve në 2016-tën pas një periudhe të errët dhe aspak konkurrese e cila përfundoi me shitjen e këtij divizioni tek Microsoft në Prill të 2014-tës.

Auto & Tek

06/09/2015 17:05

Pasi e mohuan fillimisht, shefi ekzekutiv i kompanisë Finlandeze tha se në të vërtetë Nokia kishte në plan të prodhonte disa telefonë vitin e ardhshëm.

Screenshot_1

I pari i këtyre telefonëve duhet të jetë modeli C1, një foto të së cilit po e publikojmë në këtë artikull dhe që mund ta shikoni më lartë. Imazhi vjen nga Weibo, kopja kineze e Twitter, dhe zbulon një dizajn intrigues.

Aktualisht nuk kemi detaje të harduerit por bazuar në informacionet e publikuara më parë, ky telefon mund të paiset me ekran 5 inç 720p, kamër të pasme 8 Megapiksel, kamër frontale 5 megapiksel, proçesor Intel dhe 2 GB RAM. Pjesa tjetër e gjykimit u takon juve. (PCWorld Albanian)