NOKIA, me të reja

NOKIA ka konfirmuar se po planifikon lansimin e produkteve të reja, me 22 tetor. Pritet të nisë një telefon me ekran të madh dhe ndoshta një Windows-RT tablet.

Auto & Tek

17/09/2013 20:23

“Në Nokia, ne kurrë nuk ndalemi duke zbuluar teknologji të reja”, ka shkruar Nokia në Twitter.

Kompania pritet të nisë një telefon me ekran të madh dhe ndoshta një Windows-RT tablet.

Një prej produkteve do të jetë edhe Nokia Lumia 1520, i cili do të ketë ekran më të madh se 5 incha dhe kamerë prej 20 Mega Pixel.

Fillimisht ishte planifikuar që këto produkte të nisin në fund të shtatorit, por kompania Nokia e ka shtyrë këtë datë për muajin tetor.

Nokia, natyrisht, ka qenë e zënë duke bërë plane për t’ia shitur bizneset e saj Microsoft’it.

Microsoft së fundi i ka dhënë ofertë Nokia’s prej 7.2 miliardë dollarë për t’ia shitur bizneset e saj.